Rritja e PBB-së e vendeve që hyjnë në grupin BRIKS (BRICS)  - Brazilit, Rusisë, Indisë dhe Kinës - këtë vit mund të përbëjë mesatarisht më shumë se 7%. Një parashikim të tillë publikoi të hënën Banka ndërkombëtare e investimeve “Goldman Sachs”. Sipas të dhënave të analistëve, ritmet e rritjes së ekonomisë ruse do të arrijnë të paktën 3.5%.

0Në mënyrë shumë më pesimiste “Goldman Sachs” vlerësoi perspektivat e ekonomisë së SHBA dhe vendeve të zonës së euros. Sipas llogaritjeve të Bankës, rritja e PBB-së e Shteteve të Bashkuara në vitin 2012 do të rezultojë rreth 1.7%, kurse e eurozonës do të reduktohet deri në 0.8% dhe do të mbetet në nivelin 1%.