Qytetari i SHBA me prejadhje iraniane Amir Mirzai Hekmati u dënua me vdekje në Iran. Ai u akuzua për spiunazh dhe bashkëpunim me shtetet armiqësore ndaj Republikës Islamike.

Sipas të dhënave burimeve, Amir Mirzai Hekmati jetonte në Michigan dhe gjatë viteve të fundit pat bërë disa trajnime speciale, ndër të tjera edhe në bazën ushtarake amerikane Bagram në Afganistan.

Sipas informacionit të të njëjtave burimeve, në mes të dhjetorit të vitit të kaluar Amir Mirzai Hekmati mbërriti në Iran nga Dubai me detyrën për të depërtuar, për tu inkuarduar në forcat e shërbimeve speciale iraniane me qëllim të mbledhjes së informacionit për shërbimet e inteligjencës së CIA-s dhe Pentagonit.

0Në legjislacionin e Iranit spiunazhi përcaktohet si krim veçanërisht i rëndë dhe dënohet me vdekje. Procesi gjyqësor në lidhje me çështjen e Amir Mirzai Hekmati zgjati më pak se dy javë.