Në Taxhikistan iu nënshtruan likuidimit 200 ton drogë afgane, që ishin mbajtur deri tani si prova materiale në lidhje me 25 çështje penale, njoftuan sot në shërbimin për shtyp të Agjencisë për ushtrimin e Kontrollit ndaj Drogës në këtë republikë. Pjesën më të madhe të kësaj sasie droge e përbënte marihuana - 160 kilogramë, ndërsa pjesën tjetër heroina, opiumi dhe hashashi.

0Agjencia për ushtrimin e Kontrollit ndaj Drogës e Taxhikistanit u krijua në vitin 1999. Gjatë kësaj kohe prej saj janë djegur rreth 14 ton drogë. Deri në 20% e opiateve afgane kalojnë tranzit përmes territoreve të Taxhikistanit, Uzbekistanit dhe Turkmenistanit, duke depërtuar më pas në Rusi dhe në Evropën Perëndimore.