Rusia del për krijimin e sistemit të unifikuar ndërkombëtar të reagimit ndaj situatave emergjente, deklaroi Nënkryetari i Këshillit të Federatës Ilias Umakhanov në sesionin e Forumit parlamentar të Azi-Paqësorit në Tokio. Realizimi i kësaj iniciative në jetë do të ndihmojë për kapërcimin e rreziqeve të reja kërcënuese, me të cilat mund të përballen vendet e rajonit, të cilave u bien për pjesë, si rregull, më shumë se gjysma e fatkeqësive natyrore që ndodhin në botë.

Ilias Umakhanov kujtoi gjithashtu propozimin e Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev, i cili ka të bëjë me domosdoshmërinë e përcaktimit të standarteve uniforme në fushën e sigurisë bërthamore, të cilat duhet të bëhen normë e së drejtës ndërkombëtare.

0Rusia do të bëhet zonjë shtëpie e sesionin të ardhshëm të Forumit parlamentar të Azi-Paqësorit të vitit 2013 dhe do të marrë mbi vete presidencën e  përkohshme në të.