Kompania norvegjeze e naftës “Statoil” ka njoftuar mbi zbulimin e një vendburimi të madh nafte në Detin Barenc, i cili, siç presupozohet, mund të përmbajë deri në 300 milionë fuqi naftë bruto. Vendburimi “Havis”, po ashtu si dhe vendburimi tjetër i naftës “Skurgard”, i cili u zbulua nga norvegjezët në pranverë të vitit të kaluar, konfirmon potencialin e madh të nxjerrjes së naftës në Detin Barenc.

0Vendburimet e sipërpërmendura ndodhen në një distancë 7 kilometra larg njëri-tjetrit dhe, pavarësisht se ato nuk janë të lidhura midis tyre, përvetësimi i vendburimeve mund të realizohet paralelisht, gjë kjo që do të minimizonte shpenzimet e përgjithshme. Të dy vendburimet mund të përmbajnë në total deri në 600 milionë fuçi naftë.