Izraeli këtë vit do të rrisë buxhetin e vet ushtarak me 6%, shumë kjo që do të përbëjë gati 780 milionë euro, deklaroi Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu. Duke marrë parasysh situatën e komplikuar rreth Izraelit, reduktimi i fondeve në sferën ushtarake do të ishte një gabim fatal, theksoi ai në një konferencë për shtyp, duke shtuar se mjetet e nevojshme financiare do të sigurohen për llogari të dikastereve të tjera.

0Më parë përfaqësuesit e ushtrisë izraelite njoftuan se në javët e ardhshme do të zhvillojnë së bashku me Shtetet e Bashkuara manovra masive ushtarake në sferën e mbrojtjes antiraket.