Shkencëtarët neozelandezë kanë paralajmëruar për katastrofën ekologjike në ujërat e portit detar Tauranga. Vjeshtën e kaluar atje u përplas me shkëmbinjtë nënujorë anija greke çisternë “Rena”, e cila po transportonte mbi 1.500 ton naftë dhe 200 ton karburant. Pjesa më e madhe e ngakesës së çisternës u derdh në ujë.

0Gjatë fundjavës së kaluar, si pasojë e një stuhie të fortë anija “Rena” u nda përgjysmë, dhe kontejerët e fragmentet e saj era i përhapi në distanca të largëta nga vendi i ngjarjes. Nga anija me gjatësi 236 metra u shkëput edhe një seksion prej 30 metrash, dhe, siç konfirmojnë ekspertët, ndodhi rrjedhja e 100 ton karburanti në det. Situata në brigjet veriore të Zelandës së Re komplikohet nga stuhia e vazhdueshme atje, e cila bëhet pengesë për zhvillimin e punimeve të shpëtimit.