Demonstrim të solidaritetit me popullin e Sirisë e quajti Agjencia siriane e lajmeve SANA hyrjen e anijeve të Flotës Ushtarake Detare të Rusisë në portin lokal Tartus. Grupi i anijeve, në përbërjen e të cilit hyjnë kryqëzori aeroplanmbajtës “Admiral Kuznecov” («Адмирал Кузнецов»), anija e madhe anti-nëndetëse “Admiral Çabanenko” («Адмирал Чабаненко»), një anije e vëzhgimit bregdetar, një rimorkiator shpëtimi dhe një çisternë, hyri në portin sirian, ku ndodhet pika e sigurimit të mirëmbajtjes dhe furnizimit material të flotës ruse, për të plotësuar rezervat e veta.

0Njësia e anijeve doli në lundrim më 6 dhjetor dhe tashmë ka marrë pjesë në një sërë manovrash ushtarake të aviacionit në kuvertë. Ajo e priti Vitin e Ri në ujërat e Detit Mesdhe. Siç njoftuan në Ministrinë e Mbrojtjes të Federatës Ruse, vizita e anijeve ruse në portin Tartus nuk është e lidhur me situatën politike në Siri, ku gati 10 muaj nuk po rreshtin demonstratat anti-qeveritare.