Goditja ushtarake nga ana e SHBA mund të shkatërrojë gjithë programin bërthamor të Iranit. Me një deklaratë të tillë doli të dielën Kreu i Komitetit të Shefave të shtabeve të Forcave të Armatosura të SHBA gjenerali Martin Dempsey. “Goditja ushtarake amerikane mund të fshijë nga faqja e dheut programin bërthamor të Iranit. Unë dua që udhëheqja e Republikës Islamike ta ketë mëse të qartë këtë”, - deklaroi ai në intervistën e vet dhënë Kompanisë televizive CBS.

0Gjatë fjalës së vet Martin Dempsey komentoi gjithashtu edhe situatën aktuale në Ngushticën e Hormuzit. Sipas mendimit të gjeneralit amerikan, në qoftë se Teherani do të vendosë të ndërmarrë veprime luftarake, atëhere mund të bllokojë me të vërtetë për njëfarë kohe ngushticën. Por në këtë rast SHBA Shtetet e Bashkuara “do të mund ta zgjidhin pa sforcim të madh këtë problem”, theksoi ai.