Irani synon gjatë 3 viteve të ardhshme të krijojë në Antarktidë një bazë të përhershme kërkimoro-shkencore, njofton Agjencia INSA.

Sipas fjalëve të përfaqësuesit të Institutit Kombëtar iranian të Oqeanografisë Vahid Chegini, për “nënshtrimin” e Polit të Jugut do të ndërtohen akullthyese kërkimore dhe transporti, do të përvetësohen teknologjitë e rimorkimit të aisbergëve si dhe do të zhvillohen plot punë të tjera.

0Ndërtimi i bazës shkencore në Antarktidë do të realizohet në gjashtë faza. E para do të bëhet krijimi i Qendrës Kombëtare për Eksplorimin e Antarktidës, e cila do të studiojë aspektet e ndryshme juridike, politike, ekonomike, ushtarake dhe shkencore të përvetësimit të kontinentit të akullt.