Sot, më 7 janar, orthodhoksia ruse kremton një nga festat më të mëdha, më të rëndësishme kishtare - Lindjen e Krishtit. Së bashku me Kishën Orthodhokse Ruse atë e festojnë Kishat e Serbisë, Gjeorgjisë, Jerusalemit dhe Malit të Shenjtë Athos në Greqi.

Sipas traditës besimtarët orthodhoksë në Rusi dhe në gjithë botën ruse me rastin e kësaj Dite të Ndritshme i uroi Patriarku i Moskës dhe gjithë Rusisë Kirill:

- Ju uroj nga thellësia e zemrës të gjithëve ju, të dashurit e mi, me rastin e Festës së Ndritshme të Lindjes së Krishtit! Sot ne kujtojmë atë mirësi që na fali me bujari i Madhi Zot. Krishti erdhi në botën e zhytur në mëkate, duroi në mënyrë stoike vdekjen në kryq për të na hapur ne rrugën drejt shpëtimit, për t’i dhënë forcë secilit prej nesh që të kapërcejë me dinjitet vështirësitë, për të ndërtuar sipas ligjit të Tij moral jetën e vet dhe për të transformuar realitetin që na rrethon, për të arritur shpëtimin dhe mbretërinë e Perëndisë.

Primati i Kishës Orthodhokse Ruse theksoi në mënyrë të veçantë se pavarësisht nga fakti se viti i kaluar ishte tejet i vështirë, kryesorja nuk janë megjithatë të mirat materiale, por ligji spiritual dhe moral, i cili duhet të ketë vend në vetëdijen e çdo njeriu.

- Vështirësitë kryesore qëndrojnë jo në planin material, por në atë shpirtëror. Nëse armiqësia, katastrofat teknogjene dhe natyrore shndërrojnë në rrënoja botën rreth nesh, imoraliteti dhe mëkati na zhveshin ne nga brenda, duke na bërë invalidë, njerëz me aftësi të kufizuara shpirtërore. Pikërisht me këtë rrezik dhe duhet të luftojmë ne në radhë të parë. Prandaj është e rëndësishme që ti vemë veshin gjithmonë zërit të ndërgjegjes sonë, i cili na paralajmëron ne që ti shmangemi mëkatit, na mëson të koordinojmë, të përshtasim veprimet tona me parimet e Ungjillit.

“Duke ju uruar të gjithëve ju me Festën e Ndritshme të Krishtlindjeve dhe Vitin e Ri në lutjet e mia të përditshme do ti përgjërohem të Tejlartit që të mbizotërojnë në jetën tuaj paqja dhe gëzimi shpirtëror”, - përfundoi Patriarku i Moskës dhe gjithë Rusisë Kirill.

Milena Faustova