Më 17 mars të vitit 1991 u zhvillua Referendumi për vendosjen e postit të Presidentit të Federatës Ruse. Më 12 qershor të vitit 1991 u zhvilluan zgjedhjet e para dhe të vetme të presidentit të Republikës Sovjetike Socialiste Federative Ruse (RSFSR).

Zgjedhjet e Presidentit të RSFSR të 12 qershorit të vitit 1991

Për herë të parë zgjedhjet e drejtpërdrejta presidenciale në Rusi u mbajtën sipas sistemit maxhoritar (50% + 1 votë), i cili vazhdon të veprojë edhe sot e kësaj dite. Në to u zgjodh dyshja: presidenti dhe zëvendëspresidenti (i paraqitur në kllapa).

Presidenti zgjidhej për një afat 5-vjeçar, kurse në vitin 1993 ai u shkurtua deri në 4 vjet.

Në të njëjtin vit u shfuqizua posti i zëvendëspresidentit.

Kandidatët (president/zëvendëspresident)            «Për»          %      

1    Vadim Bakatin (Ramazan Abdullatipov),
Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik (KPSS)    2 719 757    3,42      
2    Boris Yeltsin (Aleksandër Rutskoi), jopartiak
(i mbështetur nga Partia “Rusia Demokratike”)     45 552 041  57,30      
3    Vladimir Zhirinovski (Andrei Zavidia),
Partia Liberal Demokratike e Bashkimit Sovjetik
(LDPSS)      6 211 007    7,81      
4    Albert Makashov (Aleksei Sergeiev), KPSS      2 969 511    3,74      
5    Nikollai Rrizhkov (Boris Gromov), KPSS        13 359 335    16,85      
6    Amangeldi Tuleiev (Viktor Boçarov), KPSS       5 417 464    6,81      
    “Kundër të gjithëve”                                                                 1,92     

Dyshja Boris Yeltsin - Aleksandër Rutskoi fitoi në raundin e parë të zgjedhjeve, duke marrë 57.3% të votave.

Zgjedhjet presidenciale të vitit 1996 - më 16 qershor (raundi I) dhe më 3 korrik (raundi II).

Raundi I

Kandidatët                                         «Për»           %      
1    Vladimir Brintsalov, jopartiak    123 065         0,16      
2    Juri Vllasov, jopartiak                151 282         0,20      
3    Mikhaill Gorbaçov, jopartiak      386 069         0,51      
4    Boris Yeltsin, jopartiak              26 665 495    35,28      
5    Vladimir Zhirinovski, LDPR      4 311 479       5,70      
6    Gennady Zyuganov, KPSS       24 211 686    32,03      
7    Aleksandër Lebed, KRO         10 974 736    14,52      
8    Sviatosllav Fiodorov, jopartiak    699 158      0,92      
9    Martin Shakkum, jopartiak         277 068       0,37      
10    Grigory Javlinski, “Jablloko”    5 550 752    7,34      
“Kundër të gjithëve”    1 163 921    1,54     

Në raundin e dytë të zgjedhjeve dolën Boris Yeltsin dhe Gennady Zyuganov.
Raundi II

 
    Kandidatët                      «Për»             %      
1    Boris Yeltsin                 40 202 349    53,82      
2    Gennady Zyuganov      30 104 589    40,31      
    “Kundër të gjithëve”         3 603 760    4,82     

President i Federatës Ruse në bazë të rezultateve të raundit të II u zgjodh Boris Yeltsin.

Zgjedhjet presidenciale të 26 marsit të vitit 2000 në Federatën Ruse

Më 31 dhjetor të vitit 1999 Presidenti i Federatës Ruse Boris Yeltsin doli me mesazhin e urimit me rastin e Vitit të Ri drejtuar qytetarëve të vendit dhe shpalli mbi dorëheqjen vullnetare nga posti i Kryetarit të shtetit. Ai ia dorëzoi plotfuqishmëritë e Presidentit Kryeministrit Vladimir Putin.
Në përputhje me Kushtetutën e vendit u caktuan zgjedhjet e parakohshme presidenciale në Federatën Ruse.

 Kandidatët                                         «Për»           %      

1    Vladimir Putin, “Uniteti”             39 740 434    53, 44      
2    Gennady Zyuganov, KPRF        21 928 471    29,48      
3    Grigory Javlinski, “Jablloko”       4 351 452      5,85      
4    Vladimir Zhirinovski, LDPR       2 026 513       2,72      
5    Aman Tuleiev                             2 217 361     2,98      
6    Ella Pamfillova                                758 966    1,02      
7    Stanisllav Govoruhin                       328 723    0,44      
8    Juri Skuratov                                   319 263    0,43      
9    Aleksei Podberiozkin                        98 175    0,13      
10    Umar Xhabraillov                             78 498    0,11      
    “Kundër të gjithëve”                        1 414 648    1,90     

Vladimir Putin u zgjodh në postin e Presidentit të Federatës Ruse në raundin e parë.

Zgjedhjet presidenciale të 14 marsit të vitit 2004

Për presidencën luftuan gjashtë kandidatë.

Vladimir Putin ishte kandidati i vetëm, i cili pat marrë pjesë edhe më parë në zgjedhjet presidenciale. Zhirinovski, Zyuganov, Javlinski në vitin 2004 nuk kandiduan në zgjedhjet presidenciale. Partia Komuniste e Federatës Ruse (KPRF) dhe Partia Liberal Demokratike e Rusisë (LDPR) u përfaqësuan nga dubluesit e udhëheqësve të vet: Nikollai Kharitonov dhe Oleg Mallishkin.

Kandidatët                                                                «Për»    %      

1    Vladimir Putin, jopartiak,
(i emëruar nga Partia “Rusia e Bashkuar”)    49 558 328    71,31      
2    Nikollai Kharitonov, KPRF                           9 514 554    13,69      
3    Sergei Gllaziev, Blloku “Rodina” (“Atdheu”) 2 850 610    4,10      
4    Irina Hakamada                                           2 672 189    3,84      
5    Oleg Mallishkin, LDPR                                1 405 326    2,02      
6    Sergei Mironov                                                524 332    0,75      
    “Kundër të gjithëve”                                       2 396 219    3,45     

Vladimir Putin u zgjodh President i Federatës Ruse për një mandat të dytë.

Zgjedhjet presidenciale të 2 marsit të vitit 2008 në Rusi.

Më 10 dhjetor të vitit 2007 në mbledhjen e partive “Rusia e Bashkuar”, “Rusia e Drejtë”, Partia Agrare dhe “Forca civile” pasardhës i Vladimir Putin u përcaktua Dimitri Medvediev.
Partia “Jablloko” (“Yabloko”) vendosi të mbështesë disidentin sovjetik Vladimir Bukovski. Por KQZ-ja e Federatës Ruse e refuzoi regjistrimin e tij. Në zgjedhjet presidenciale mund të marrë pjesë vetëm qytetari që ka jetuar në territorin e Rusisë jo më pak se 10 vjet. Kurse Vladimir Bukovski ka jetuar gjithmonë në Britaninë e Madhe.
Kandidati i vetëm nga opozita liberale u bë Mikhaill Kasianov, por KQZ-ja e Federatës Ruse refuzoi regjistrimin e tij për shkak të numrit të madh të nënshkrimeve të pavlefshme të mbledhura.

Kandidatët                                                     «Për»    %      

1    Andrei Bogdanov, i vetëpromovuar     968 344    1,30      
2    Vladimir Zhirinovski, LDPR                6 988 510    9,35      
3    Gennady Zyuganov, KPRF               13 243 550    17,72      
4    Dimitri Medvediev,
“Rusia e Bashkuar”                                52 530 712    70,28     

Dimitri Medvediev u zgjodh President i Federatës Ruse në raundin e parë.

Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Federatën Ruse do të mbahen më 4 mars të vitit 2012. Për herë të parë Presidenti rus do të zgjidhet për 6 vjet.