“Situata e krijuar rreth euros kërcënon themelet politike të Bashkimit Evropian, - deklaroi sot financieri i njohur George Soros. - Nëse monedha unike do të shembet, atëhere kjo do të çojë në shpërbërjen e BE-së. Kurse kjo, nga ana e vet, do të jetë e mbarsur me pasoja katastrofale jo vetëm për Evropën, por edhe për gjithë sistemin financiar botëror”.

0Sipas fjalëve të Soros, kriza aktuale e zonës së euros është madje shumë më e rrezikshme se kriza globale financiare e vitit 2008. “Kompleksiteti i situatës konsiston në vetë faktin se ende nuk është e qartë se në ç’mënyrë mund të zgjidhen vështirësitë e tanishme të zonës së euros”, - tha financieri George Soros.