Anijet e flotës ruse për herë të parë do të marrin pjesë në stërvitjet ushtarake detare Rim of the Pacific (RIMPAC), të cilat do të zhvillohen nga 29 qershori deri më 7 gusht të këtij viti në rajonin e Ishujve Havai. Më parë në këto manovra ushtarake ndërkombëtare, të cilat konsiderohen si më të mëdhatë në botë dhe zhvillohen çdo dy vjet, nga Rusia kanë marrë pjesë vetëm vëzhguesit ushtarakë.

0Kësaj here në to do të ingranohet anija shkatërruese (distroyer) “Bistrij” («Быстрый»), një rimorkiator shpëtimi dhe një çisternë. Në manovrat ushtarake do të përfshihen gjithashtu edhe anijet e SHBA, Australisë, Singaporit, Koresë së Jugut, Kanadasë, Japonisë, Perusë, Kolumbisë, Indonezisë, Malajzisë dhe Tongos. Në këto stërvitje do të marrin pjesë 6 nëndetëse, 39 anije, deri në 200 aeroplanë dhe rreth 1200 marinsa.