Bashkëshorti i ish Kryeministres së Ukrainës Julia Timoshenko ka të ngjarë të kërkojë azil politik në Republikën Çeke. Aleksandër Timoshenko u detyrua të marrë arratinë nga Ukraina dhe në fund të dhjetorit të vitit 2011 i kërkoi qeverisë çeke azil politik për shkak të presionit në rritje që ushtrohet ndaj Julia Timoshenko nëpërmjet familjes së saj.

Julia Timoshenko u dënua me 7 vjet burgim mbi bazë të akuzave për abuzim me pozitën zyrtare gjatë lidhjes së kontratave me Rusinë për furnizimin me gaz rus. Ajo i hedh poshtë këto akuza duke e konsideruar aktdënimin e vet me karakter politik.

Aleksandër Timoshenko merret me biznes në Republikën Çeke dhe është një nga bashkëpronarët e firmës tregtare “International industrial projects”.