Supozohet se në Tokë do të bien fragmente të stacionit ndërplanetar rus “Phobos-Grunt” prej materialesh zjarrduruese me peshë totale mbi 200 kilogramë. Për këtë njoftoi sot Agjencia Federale Kozmike e Rusisë “Roskozmos”. Data më e mundshme e rënies së tyre është 15 janari. Rajoni i përafërt i rënies së fragmenteve mund të parashikohet jo më shpejt se 24 orë para kësaj.

0Komponentet e karburantit të aparatit kozmik do të digjen në shtresat e dendura të atmosferës së Tokës në lartësinë rreth 100 kilometra. Burimi radioisotope (kobalt-57), i vendosur në një nga aparaturat shkencore të aparatit kozmik, ka një peshë që nuk i kalon 10 mikrogramët, një kohë të shkurtër të gjysmë-shpërbërjes dhe nuk përbën rrezik kërcënues për ndotje radioaktive.