Komisioni Evropian (KE) ka refuzuar buxhetin e Belgjikës për vitin 2012 duke këmbënguluar në rreptësimin e tij. Përfaqësuesi i Komisionerit të BE-së për Ekonomi dhe Financa deklaroi se treguesit e përpiluar në buxhet nuk do t’i lejojnë Belgjikës të përmbushë angazhimet për të reduktuar defiçitin e buxhetit federal. Kryeministri i Belgjikës Elio Di Rupo rekomandon thirrjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të kabinetit të ministrave për të formuluar “përgjigjen belge Evropës”.

0Buxheti i Belgjikës u përpilua si rezultat i negociatave tejet intensive e të tensionuara midis partive kryesore të vendit dhe parashikon një defiçit prej 2.8%, tregues ky që përkon me kërkesat e Paktit të Stabilitetit dhe Rritjes së zonës së euros, i cili përcakton cakun e defiçitit buxhetor deri në 3%. Por Komisioni Evropian i konsideron disa nga treguesit e përcaktuar në buxhet si tejet optimistë dhe beson se defiçiti do ti tejkalojë 3.1%.