Shirat e rrëmbyer që mbërthyen një sërë rajonesh veriore të Gjermanisë u bënë shkak për ngritjen e theksuar të nivelit të ujërave të lumit Elba. Natën e kaluar u përmbyt nga ato tregu i peshkut i Hamburgut dhe disa rrugë në afërsi të portit. Në Bérgedorf, një nga 7 rajonet e Hamburgut, uji arriti deri në buzët e digës, kurse në rajonin St. Pauli niveli i ujit shënoi 2.23 metra.

0Në një sërë pikash banimi të Schleswig-Holstein ujërat e Elbës kanë filluar të përmbytin rrugët dhe bodrumet e shtëpive.