Në Turqi u arrestua ish Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë Ilker Basbug. Ai është akuzuar për komplotimin e një grushti shteti, krijimin e organizatës terroriste dhe kryesimin e saj. Vendimi për arrestimin e gjeneralit, të nxjerrë në lirim në vitin 2010, u morr nga Gjykata e Stambollit pas marrjes në pyetje rreth 7 orë në prokurori.

0Dhjetëra oficerë - në shërbim ushtarak dhe në lirim - janë arrestuar në Turqi gjatë viteve të fundit nën akuzat për përgatitje të grushtit të shtetit në vend dhe përpjekjet për të diskredituar qeverinë.