Anijet e grupimit të Flotës Ushtarake Detare të Rusisë, që ndodhen aktualisht në pjesën lindore të Detit Mesdhe, morën kursin drejt portit sirian Tartous - pikës së garantimit të mirëmbajtjes teknike dhe mbështetjes materiale të Flotës ruse. Sipas llogaritjeve, ato duhet të arrijnë në këtë port më 7 janar.

Planifikohet që në portin sirian Tartous të hyjnë anija anti-nëndetëse “Admiral Çabanenko” («Адмирал Чабаненко») dhe anija e vëzhgimit bregdetar “Jarosllavi i Urtë” («Ярослав Мудрый»). Luftanijet ruse do të qëndrojnë disa ditë në portin sirian Tartous.