Këtë mëngjes në kryeqytetin e Sirisë - Damask gjëmoi një shërthim i fuqishëm. Një terrorist kamikaze hodhi veten në erë në një udhëkryq urban plot me njerëz. Si rezultat janë vrarë dhjetëra veta. Asfalti në vendin e shpërthimit është larë me gjak, rreth e përqark janë përhapur fragmente trupash dhe organesh njerëzore, janë dëmtuar rëndë makinat e parkuara aty pranë.

Ky është sulmi i dytë terrorist për këto dy javët e fundit në Damask. Më 24 dhjetor disa terroristë kamikaze hodhën në erë mu në qendër të kryeqytetit sirian dy automobila. Atëhere gjetën vdekjen 54 persona, 166 të tjerë u plagosën.