Izraeli dhe SHBA po përgatiten të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake të një shkalle të paparë deri më sot në sferën e mbrojtjes antiraket. Siç njoftoi komanda ushtarake izraelite, ato do të zhvillohen në javët e afërta nën emrin e koduar “Austere Challenge 12”.

0Presupozohet që gjatë stërvitjeve ushtarake të testohet sistemi i modernizuar i mbrojtjes antiraket (MAR) “Hertz 3”, i projektuar për kapjen e raketave balistike që në stratosferë. Ushtarakët konfirmojnë se manovrat kanë qenë të planifikuara që më parë dhe se nuk kanë lidhje me ngjarjet aktuale, veçanërisht me testimet e paradokohshme të raketave nga Irani.