Ura Baluarte Bicentenario u ndërtua në malet Sierra Madre në veri të Meksikës mbi një grykë të thellë malore. Lartësia e urës është 402.6 metra, gjatësia e saj - 1.124 metra. Ajo është kaq e lartë, saqë në hapësirën midis dy shtyllave kryesore të saj mund të vendosej pa kurrfarë problemi Kulla Eifel e Parisit.

0Ura u bë pjesë e autostradës së re të shpejtë, e cila lidh shtetet Sinaloa dhe Durango. Ndërtimi i urës filloi që në shkurt të vitit 2008 dhe përfundoi në më pak se 4 vjet.