0SHBA kanë ndërmend të ruajnë epërsinë e vet ushtarake në botë pavarësisht nga reduktimi i parashikuar i buxhetit të Pentagonit. Për këtë deklaroi të enjten Presidenti Barack Obama gjatë parashtrimit në Uashington të strategjisë së rinovuar ushtarake të SHBA. Pika kryesore të kësaj strategjie janë heqja dorë nga koncepti i vjetër, që parashikon përfshirjen e njëkohsishme në dy luftëra, dhe riorientimin e vemendjes nga rajoni i Azi-Paqësorit dhe Lindjes së Mesme.

Duke prekur marrëdhëniet me Rusinë hartuesit e strategjisë theksojnë, se SHBA do të ndërtojnë me të marrëdhënie më të ngushta në fushat që paraqesin interes të ndërsjelltë. Rishikimi i strategjisë së SHBA filloi për arsye të nevojës së reduktimit të shpenzimeve për shkak të deficitit gjigand buxhetor dhe borxhit federal të vendit.