Në studimin e tyre të ri shkencëtarët britanikë arritën të provojnë se humbja e kujtesës dhe funksioneve të tjera të trurit fillon që në moshën 45 vjeç - pra, shumë më shpejt sesa mendohej më parë.

Revista Mjekësore Britanike (British Medical Journal -BMJ) tregoi mbi rezultatet e një studimi të aftësive mendore të më shumë se 7000 nëpunësve civilë në Britaninë e Madhe të grupmoshës nga 45-70 vjeç të zhvilluar gjatë dhjetë viteve të fundit.

0Rezultatet e studimit treguan se nga mosha 45-49 vjeç ndodh një rënie jo e madhe, por evidente e një sërë funksioneve të trurit - kujtesës, mendimit dhe perceptimit. Studimet e zhvilluara më parë në lidhje me shkaqet e lindjes së humbjes së kujtesës (dementia) janë kryer me pjesëmarrjen e njerëzve të moshës mbi 60 vjeç.