“Misteri i Lindjes së Krishtit” - këtë ekspozitë që është hapur tani në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar në Moskë (nga 12 dhjetori deri më 8 mars) tashmë e pagëzuan si ngjarjen më të bukur të Vitit të shkëmbimeve të ndërsjellta gjuhësore dhe kulturore të Rusisë dhe Italisë. Në këtë ekspozitë janë paraqitur presepet italiane (Skena të Lindjes së Krishtit) nga Muzeu napoletan i Shën Martinit.

Vizitorët rusë, të cilët njihen me këtë ekspozitë, i habisin dhe madje i impresionojnë shumë gjëra në traditën italiane të paraqitjes së Skenës së Lindjes së Krishtit. Skulpturat e personazheve (karaktereve) të lidhura me misterin e lindjes së Krishtit janë jashtëzakonisht të rafinuara, të stërholluara, tejet plastike. Historia dëshmon se familjet aristokrate italiane, duke përfshirë edhe Pallatin e Mbretit të Napolit Charles III d’Anjou, bile konkurronin midis tyre për presepe më luksoze - kështë quhet në Itali Skena e Lindjes së Krishtit. Për personazhet kukulla të presepe argjendarëve u porositeshin stoli miniatura të bëra me gurë të çmuar, rrobaqepësve - kostume të qepura prej pëlhurash shumë të shtrenjta, ftoheshin piktorë të njohur, të cilët krijonin kukullat dhe të gjitha detajet e interjerit të Skenës, për shembull, praktikisht kopjet e sakta të instrumenteve muzikore të asaj kohe. Në krahasim me kryevepra të tilla kukullat tradicionale të vertep-it rus (kështu quhet në rusisht Skena e Lindjes së Krishtit) janë shumë më primitive: ato paraqesin në vetvete copa druri të mbështjella me pëlhura të ndryshme, nën të cilat vihej pambuk me qëllim që ti jepej vëllim figurave, kurse fytyrat e kukullave konturoheshin fare lehtë me bojë. Por e tillë është tradita! Ajo nënkupton përdorimin minimal të mjeteve të ndryshme shprehëse, naivitetin e veprimeve - pikërisht një “teatër” i tillë destinohet të zgjojë imazhin e ngjarjeve aq të njohura për të gjithë.

“Shekulli i XVIII në Napoli mund të quhet me plot të drejtë “Shekull i Artë” i presepe, konfirmon Kuratorja e ekspozitës aktuale në Moskë, Drejtorja e Muzeut të Shën Martinit në Napoli Ruzana Muzii:

- Kuratorja e ekspozitës thotë se atëhere në Napoli mbretëronte një atmosferë e jashtëzakonshme kozmopolite. Qyteti ishte destinacion i detyrueshëm për ndalim në kohën e “turneut të madh” për intelektualët - piktorët, poetët, shkrimtarët e asaj kohe. Një nga shenjat, atributet e kulturës napoletane u bë pikërisht presepe, prandaj që në atë kohë mund të vihej pa frikë shenja e barazisë midis Napolit dhe presepe.

0Sado origjinale dhe të papërsëritshme të jenë presepet italiane, megjithatë ekspozita e hapur në Tempullin e Krishtit Shpëtimtar jep arsye për të konfirmuar se pavarësisht shumëllojshmërisë dhe divestitetit të vet Skenat e Lindjes së Krishtit të popujve të ndryshëm kanë edhe tipare të përbashkëta. Ky art sintetizon të shenjtën dhe laiken, njerëzoren dhe hyjnoren, ai paraqet vetë thelbin e festës së Krishtlindjeve në të gjitha degët e Krishterimit.

Elena Andrusenko