Në qytetin irakian Baakuba, në verilindje të Bagdadit, sot gjëmuan 8 shpërthime. Siç njoftoi zëdhënësi i policisë, mekanizmat shpërthyes ishin vendosur pranë shtëpive të bashkëpunëtorëve të forcave të sigurisë.

Si rezultat, në një nga shpërthimet e sipërpërmendura u vra një vajzë. Kurse 7 shpërthimet e tjera, fatmirësisht, shkaktuan vetëm dëme materiale.

Në fund të dhjetorit një shpërthim i fuqishëm në Bagdad  i mori jetën 6 personave. Mekanizmi shpërthyes detonoi pranë godinës së MPJ të Irakut në Bagdad. Atëhere u plagosën mbi 30 veta.

0Gjatë viteve të luftës, e cila zgjati plot 9 vjet, në Irak gjetën vdekjen 162 mijë persona, 79% e të cilëve ishin civilë, si dhe 4.500 ushtarakë të SHBA.