Nga ana e Detit të Veriut drejt vendeve të Evropës kontinentale po afrohet një stuhi e re.

Në jug të Britanisë së Madhe fatkeqësia natyrore u ka marrë jetën disa njerëzve, dhjetëra të tjerë janë lënduar. Ka dëmtime serioze të linjave të tensionit të lartë, qindra mijëra britanikë kanë mbetur pa drita.

Në Skoci u ndal qarkullimi i trenave, janë bllokuar urat dhe rrugët, në akset rrugore po rritet numri i aksidenteve. Lumenjtë dalin nga shtretërit e tyre duke përmbytur autostradat.

Në Holandë u njoftua paralajmërimi i stuhisë. Niveli i ujit në lumenjtë e vendeve të ndodhura nën pushtetin e stuhisë e ka kaluar tashmë pikën kritike. Shërbimet e emergjencës janë vënë në regjim të përforcuar pune.

Në Belgjikë si rezultat i stuhisë së fuqishme kanë marrë trauma 4 persona. Në Bruksel disa godina janë dëmtuar seriozisht.

Po përgatiten të përballen me motin e keq dhe pasojat e tij edhe banorët e Danimarkës.

0Stuhia do të arrijë deri në Finlandën Jugore, por cikloni do të vazhdojë të tërbohet në det, ndërsa në stere era, ka shumë gjasa, të mos arrijë fuqinë e stuhisë së vërtetë.