Rënia në Tokë e fragmenteve të aparatit kozmik “Phobos-Grunt”, të cilat nuk do të arrijnë të digjen në shtresat e dendura të atmosferës, pritet më 15 janar. Për këtë njoftoi Përfaqësuesi zyrtar i Trupave kozmike të Rusisë Aleksei Zollotuhin.

0Stacioni automatik ndërplanetar rus “Phobos-Grunt” u lëshua nga kozmodromi “Bajkonur” më 9 nëntor të vitit të kaluar. Ai duhej të merrte mostra toke nga sateliti i Marsit - Phobos - dhe ti sillte ato në Tokë. Për shkaqe të panjohura deri tani sistemi i drejtimit të stacionit nuk dha komandën që duhej të aktivizonte punën e motorëve për kalimin tek regjimi i fluturimit drejt Marsit.