Rusia dhe Kina nuk e miratojnë aspak rreptësimin e sanksioneve kundër Iranit. “Kina del kundër vendosjes nga cilido vend qoftë të legjislacionit kombëtar mbi të drejtën ndërkombëtare dhe vendosjen në mënyrë të njëanshme prej tij të sanksioneve ndaj shteteve të tjera”, deklaroi sot Përfaqësuesi i MPJ të Republikës Popullore të Kinës Hong Lei.

Në këtë mënyrë e komentoi ai vendosjen e sanksioneve nga ana e SHBA, të cilat parashikojnë mbylljen e aksesit në sistemin financiar të SHBA për kompanitë e huaja që punojnë me Bankën Qendrore të Iranit.

Rusia më parë deklaroi se i konsideron të ezauruara masat e sanksioneve kundër Iranit dhe shprehet për zgjidhjen e problemit iranian nëpërmjet kanaleve diplomatike.

0Perëndimi e akuzon Teheranin për zhvillimin e armëve bërthamore. Autoritetet iraniane i hedhin poshtë këto akuza.