Gjykata e Qarkut të qytetit polak Novy SACZ morri vendimin për mbajtjen nën arrest të ish Zëvendësprokurorit të parë të Rajonit të Moskës Aleksandër Ignatenko për një afat 40-ditor. Një vendim i tillë u morr nga Gjykata ditën e mërkurë në një mbledhje me dyer të mbyllura.

I akuzuari në Rusi për mitëmarrje nga pronarët e biznesit të lojërave të fatit në rajonin e Moskës dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar nëpërmjet linjës së Interpolit, Aleksandër Ignatenko ishte i pranishëm në sallën e gjyqit i shoqëruar nga avokati i vet.

0Ai u ndalua më 1 janar në një vendpushim me mjaft popullaritet skish malore në Zakopane të Polonisë. Tani Varshava pret nga ana e palës ruse kërkesën zyrtare për ekstradimin e të pandehurit.