Natën, në të gdhirë të 5 janarit, mbi Tokë do të derdhet një shi i ndritshëm yjor. Sipas fjalëve të astronomëve, banorët e Tokës i pret një pamje me të vërtetë fantastike, mbresëlënëse, sepse këtë vit shiun yjor nuk do ta eklipsojë Hëna e ndritshme dhe ai do të jetë veçanësisht i dukshëm.

Natën në të gdhirë të ditës së enjte në qiell mund të vërehen rënia e rreth 100 yjeve në orë. Por me shiun e fuqishëm të yjeve - rrebesheve meteorike të Quadrantids - do të kenë mundësi të kënaqin syrin vetëm banorët e Hemisferës Veriore, meqenëse në Hemisferën Jugore ai është pothuajse i padukshëm për shkak të agimit.

0Rrebeshin e fuqishëm meteorik të radhës të Lyrids banorët e Tokës do të kenë mundësi ta shohin në muajin prill.