Në Austri policia kapi në flagrancë (me presh në dorë) kriminelët që konsiderohen si furnizuesit më të mëdhenj të drogave ilegale sportive. Biznesin ilegal e pat organizuar një çift familjar nga Sllovenia, mbiemri i të cilit nuk bëhet publik tani për tani.

0Steroidet shiteshin prej tij kryesisht përmes Internetit. Sipas vlerësimit të ekspertëve, të ardhurat e përfituara prej tregtisë së paligjshme të drogave arrijnë në 40 milionë euro. Paratë pastroheshin nga çifti nëpërmjet transaksioneve me pasuritë e patundshme. Autoritetet austriake po përpiqen të sqarojnë tani se kush përdorte shërbimet e këtij rrjeti trafikantësh dhe mos ka vallë midis tyre pjesëmarrës të garave ndërkombëtare.