Gjykata në Francë obligoi rrjetin e restoranteve fast-food “McDonalds” t’i paguajë 250.000 € një ish punonjëseje të vet për mospagimin asaj të rrogave të viteve të mëparshme, shkruan të mërkurën gazeta franceze “Le Monde”.

Gruaja u sistemuan me punë në një nga restorantet “McDonalds” në vitin 1999 dhe ngjiti shumë shpejt shkallët e karrierës duke zënë postin e drejtores në një prej filialeve të kompanisë së njohur në mbarë botën. Që nga viti 2006 e deri në vitin 2009 ajo pat punuar të paktën nga 12 orë në ditë dhe nuk pat marrë për këtë asnjë kompensim. Si përfundim ajo dha dorëheqjen posti i vet në filialin e rrjetit fast-food “McDonalds” për shkak të rënies në depresion të thellë.

0Sipas vendimit të gjykatës për kontestet e punës, “McDonalds” e obliguan t’i paguajë ish punonjëses së tij 120.000 euro për punën jashtë orarit dhe 130.000 euro të tjera si kompensim për punën në ditët e festave dhe pushimit.