Barack Obama nënshkroi të martën, më 3 janar, ligjin mbi vendosjen e sanksioneve të reja kundër Bjellorusisë. Ai do të zgjerojë listën e zyrtarëve bjellorusë, ndaj të cilëve do të aplikohen kufizime të udhëtimeve dhe sanksione financiare. Në ligjin në fjalë përmbahet edhe thirrja drejtuar Federatës Ndërkombëtare të Hokeit për të hequr dorë nga zhvillimi i Kampionatit Botëror të vitit 2014 në Bjellorusi.

0Sanksionet amerikane nuk do të anulohen për sa kohë që nuk do të lirohen nga burgu opozitarët bjellorusë, përfshirë edhe kandidatët presidencialë, të cilët u arrestuan më 19 dhjetor të vitit 2010 gjatë një tubimi të palejuar nga autoritetet në Minsk pas zgjedhjeve presidenciale, në të cilat fitoi Presidenti aktual Aleksandër Llukashenko.