Takimi i parë për 15 muajt e fundit i përfaqësuesve të Izraelit dhe Palestinës ende nuk ka sjellë rezultate të ndjeshme, por “më kryesorja është se palët u takuan ballë për ballë”, deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme të Jordanisë. Ai vuri në dukje gjithashtu se bisedimet u zhvilluan në kah pozitiv megjithatë.

0Takimet po mbahen me iniciativën e palës jordaneze dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të “kuartetit” të Lindjes së Mesme (në të hyjnë BE-ja, OKB-ja, Rusia dhe SHBA). Negociatat e drejtpërdrejta palestinezo-izraelite u ndërprenë për shkak të refuzimit të Izraelit për të pezulluar ndërtimin e vendbanimeve hebreje në territoret e pushtuara arabe.