Kompania japoneze “Toshiba” ka projektuar një pajisje portative për trajtimin e ujit dhe tokës nga rrezatimi radioaktiv.

Një nga këto pajisje është e aftë të largojë brenda 24 orëve deri në 97% të substancave radioaktive nga 1.7 ton tokë e ndotur. Një tjetër aparat është projektuar për pastrimin e ujit të ndotur me nivel të ulët radioaktiv.

0Sipas vlerësimeve të Kompanisë “Toshiba”, kompaktësia e pajisjeve në fjalë do të lejojë përdorimin e tyre për dekontaminimin e zonës rreth centralit bërthamor “Fukushima-1” në një kohë fare të afërt.