Ekuipazhi i anijes frigorifer “Irina”, e cila u ndodh në situatë emergjente në rajonin e ishullit Kunashir të Kurileve Jugore, e avakuua. Të gjithë 19 marinarët e saj u ngritën në bordin e anijes “Tartarstani”, e cila u erdhi atyre në ndihmë menjëherë pas marrjes së sinjalit “SOS”.

Anija frigorifer “Irina”, e cila u përball me situatë të jashtëzakonshme, tani për tani vazhdon të mbetet në sipërfaqe. Anija “Tartarstani” lundon pranë saj në pritje të mbërritjes së rimorkiatorit të shpëtimit, i cili duhet të japë ndihmë në riparimin e anijes frigorifer që u ndodh në fatkeqësi. Pas kësaj “Tartarstani” do të çojë ekuipazhin e “Irina” në Yuzhno-Sakhalinsk.

0Anija frigorifer “Irina” u ndodh në situatë emergjente në ujërat e Oqeanit Paqësor natën në të gdhirë të së mërkurës. Rajoni i fatkeqësisë është përfshirë nga një stuhi e fuqishme: lartësia e dallgëve arrin deri në 6 metra, kurse shpejtësia e erës - 30 metra në sekondë.