Pas numërimit të 50 % votave, gjatë sondazhit të zhvilluar midis votuesve pas mbledhjeve (caucuses) në shtetin Ajova (Iowa), kryesues në garën e brendshme presidenciale mes kandidatëve nga Partia Republikane doli Senatori Rick Santorum nga Pensilvania (Pennsylvania), në vendin e dytë renditet konservatori i moderuar, ish guvernatori i Masaçusets (Massachusetts) Mit Romney.

Mit Romney në programin e tij i kushton një vemendje të veçantë problemeve të sferës sociale. Rick Santorum del për zgjidhjen e çështjes bërthamore të Iranit me anë të forcës ushtarake. Rezultatet e mbledhjeve në Ajova (Iowa), sipas traditës së hershme, konsiderohen si rating i parë zyrtar i kandidatëve dhe demonstrojnë mundësitë, shanset e tyre për t’u bërë udhëheqës të garës presidenciale.

Lideri i demokratëve, Presidenti aktual Barack Obama, nuk është përfshirë në caucuses e votuesve.

0Zgjedhjet e para paraprake (primaries) në kuadër të fushatës presidenciale të vitit 2012 do të mbahen në New Hampshire më 10 janar. Kurse zgjedhjet presidenciale në SHBA do të zhvillohen më 6 nëntor të vitit 2012.