SHBA po vazhdojnë dërgimin e luftanijeve të veta në Gjirin Persik, njoftoi të enjten Agjencia “Reuters” me referim tek fjalët e Përfaqësuesit zyrtar të Forcave Ushtarake Detare të Shteteve të Bashkuara, komandantit të marinës Bill Speaks.

Dërgimi i këtyre luftanijeve ka qenë i planifikuar që më parë dhe kjo po realizohet në përputhje me angazhimin tonë të hershëm për garantimin e sigurisë në rajon dhe mbështetjen e operacioneve aktuale, deklaroi Bill Speaks.

0Më parë gjeneral majori Ataollah Selehi, i cili merret me ushtrimin e kontrollit operacional të ushtrisë, forcave ushtarako-detare dhe ushtarako-ajrore të Iranit, kërkoi nga SHBA të mos dërgojnë në Gjirin Persik aeroplanmbajtëset e veta, duke u kërcënuar në rast të kundërt me masa kundërpërgjigjeje..