Qytetarë të Rusisë! Të dashur miq!Pas disa çastesh do të bien Orët e Kremlinit dhe ne do të urojmë njëri-tjetrin Gëzuar Vitin e Ri! Tani në çdo shtëpi mbizotëron një atmosferë krejtësisht e veçantë festive.

Sipas traditës në këto minuta ne përcjellim vitin që po largohet. Ai nuk ishte aspak i lehtë, por si përfundim doli megjithatë i favorshëm për vendin tonë. Dhe ky është rezultat i punës sonë të përbashkët. Se çfarë do të na sjellë viti i ardhshëm, gjithashtu do të varet nga vetë ne.  

Plot 20 vjet të shkuara ne e pritëm Vitin e Ri në vendin e quajtur Rusi - emër ky i mbuluar me lavdi prej veprave të shquara të paraardhësve tanë të mëdhenj, të cilët ditën për shekuj me radhë të formojnë një fuqi të madhe dhe shumë të fortë, të krijojnë një vend me të vërtetë të madh. Dhe është detyra jonë që ta ruajmë atë, të ndërtojmë një shtet të përparuar, në të cilin ne të gjithë të kemi mundësi të bëjmë një jetë të qetë dhe të merremi me punë interesante, kreative.

Po, vërtet, ne jemi të gjithë të ndryshëm. Por pikërisht në këtë dhe konsiston forca jonë. Po ashtu si dhe në aftësinë tonë për ti vënë veshin, për të kuptuar dhe respektuar njëri-tjetrin, për të kapërcyer së bashku të gjitha vështirësitë dhe për të arritur suksesin.

Të dashur miq! Viti i Ri tashmë është fare afër. Erdhi koha për të hapur shishen e shampanjës, për të mbushur gotat dhe për të menduar dëshirat që duam të na plotësohen. Dhe në këtë natë feste unë dëshiroj t’ju uroj shëndet ju dhe njerëzve tuajt të zemrës! Uroj me gjithë shpirt që jeta juaj të jetë e mbushur me dashuri, që të përmbushen të gjitha ëndrrat tuaja!

Besoni në vetvete, në forcat tuaja, ndërsa unë besoj në secilin prej jush. Dhe ne do të arrijmë me siguri atë që dëshirojmë!

Ju uroj të gjithëve lumturi!

0Gëzuar festat! Gëzuar Vitin e Ri 2012!