Ka lindur më 7 tetor të vitit 1952 në Leningrad (sot Shën Petersburg)

Me arsim të lartë.

Nga viti 1977 ka punuar në Drejtorinë e KGB-së të qytetit të Leningradit.

Në periudhën e viteve 1985-1990 ka punuar në Republikën Demokratike Gjermane. Nga maji i vitit 1990 në Shën Petersburg: ka qenë Këshilltar i Kryetarit të Bashkisë të Shën Petersburgut Anatoli Sobçak. Në qershor të vitit 1991 u emërua në postin e Kryetarit të Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë të Bashkisë së Shën Petersburgut.

Më 20 gusht të vitit 1991, gjatë grushtit të shtetit (puçit) të GKÇP (Komitetit Shtetëror për Situatën e Jashtëzakonshme), Putin paraqiti kërkesën me shkrim për tu liruar nga shërbimi në organet e KGB-së.

Në gusht të vitit 1996 u ftua për të punuar në Moskë si Zëvendës administrator i Presidentit të Federatës Ruse.

Më 26 mars të vitit 1997 emërohet Zëvendëskryetar i Administratës së Presidentit të Federatës Ruse. Në të njëjtin vit ai mbrojti disertacionin me temë ekonomike për gradën shkencore “Kandidat i Shkencave”.

Që nga 25 qershori i vitit 1998 emërohet Drejtor i Shërbimit të Sigurimit Federal (FSB).   

Nga 26 marsi i vitit 1999 - Sekretar i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse dhe Kreu i FSB-së.

Në gusht të vitit 1999 emërohet në postin e Kryeministrit të Federatës Ruse.

Më 31 dhjetor të vitit 1999, në lidhje me dorëheqjen e parakohshme të Boris Yeltsin nga posti i vet, bëhet President i përkoshëm i Federatës Ruse.

Më 26 mars të vitit 2000 zgjidhet President i Rusisë. E mori postin më 7 maj të vitit 2000.

Më 14 mars të vitit 2004 u zgjodh President i Federatës Ruse për një mandat të dytë. Postin e mori më 7 maj të viti 2004.

Në tetor të vitit 2007 Vladimir Putin pranon të kryesojë listën e Partisë “Rusia e Bashkuar” në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Më 7 maj të vitit 2008 Putin dha dorëheqjen nga presidenca në bazë të Kushtetutës dhe bëhet Kryetar i Partisë “Rusia e Bashkuar”. Të nesërmen miratohet nga Duma Shtetërore si Kryeministër i Federatës Ruse.

Më 24 shtator të vitit 2011 Vladimir Putin në Kongresin e Partisë “Rusia e Bashkuar” në Moskë pranoi ofertën për të kandiduar për president në zgjedhjet e 4 marsit të vitit 2012.

Më 20 dhjetor të vitit 2011 u regjistrua zyrtarisht si kandidat për zgjedhjet presidenciale të vitit 2012.

Zotëron mjaft mirë gjermanishten dhe anglishten. Në vitin 1973 ka marrë titullin “Mjeshtër Sporti” në sambo, ndërsa në vitin 1975 u bë mbajtës i brezi i zi në xhudo. Ka fituar disa herë titullin e kampionit të qytetit Leningrad në sambo. Nuk di duhan. Është mjaft i apasionuar pas sportit të skive malore.

Ai është i martuar. Bashkëshortja e tij - Ludmilla Aleksandrovna Putina. Ata kanë dy vajza: Maria (e lindur në vitin 1985) dhe Katrina (e lindur në vitin 1986).