Grigory Javlinski ka lindur më 10 prill të vitit 1952 në qytetin Lvov në Ukrainë.

Në vitin 1969 ai shkoi në Moskë dhe filloi studimet e larta në Institutin e Ekonomisë Kombëtare. U diplomua në specialitetin “Ekonomia e punës”. Në vitin 1976 mbrojti titullin Kandidat i shkencave ekonomike.

Në vitin 1989 atij iu ofrua një punë në Komisionin Shtetëror të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Sovjetik (BRSS) për reformën ekonomike.

Në periudhën pranverë-vjeshtë të vitit 1990 Grigory Javlinski përfshihet në grupin e punës për hartimin e reformës së quajtur “400 ditë besimi”. Në të ishte përpiluar për çdo ditë programi i vijueshmërisë së veprimeve të qeverisë. Ky program u propozua nga Boris Yeltsin (i cili në atë kohë zinte postin e Kryetarit të Këshillit Suprem të Republikës Sovjetike Socialiste Federative Ruse (RSFSR) si program i reformave ekonomike në Rusi.

Po atëhere Grigory Javlinski u emërua Zëvendëskryetar i Këshillit të Ministrave të Republikës Sovjetike Socialiste Federative Ruse (RSFSR) dhe Nënkryetar i Komisionit Shtetëror për reformën ekonomike. Më 1 shtator të vitit 1990 programi u përgatit, u miratua nga Këshillit Suprem i RSFSR dhe iu paraqit për shqyrtim Këshillit Suprem të Bashkimit Sovjetik (BRSS).

Në të njëjtën kohë me udhëzimin e Kryetarit të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Sovjetik Nikollai Rrizhkov po përpunohej edhe një projekt alternativ. Rrizhkov deklaroi se në rast se ky projekt nuk do të pranohet, ai do të japë dorëheqjen. Si një kompromis Presidenti Mihaill Gorbaçov propozoi për ti bashkuar dy programet në një program të vetëm të Presidentit të BRSS. Në përgjigje të këtij reagimi Grigory Javlinski dha dorëheqjen.

Në gusht të vitit 1991 ai doli nga radhët e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. Në vitin 1995 themeloi shoqatën publike “Jablloko” (“Yabloko”), e cila që nga vitit 2001 u shndërrua në parti politike. Grigory Javlinski ka kryesuar fraksionin e Partisë “Jablloko” (“Yabloko”) në Dumën e I, të II dhe të III Shtetërore të Rusisë.  

Në vitin 1996 ai u emërua si kandidat për president të Federatës Ruse nga opozita demokratike, fitoi 7.4 % të votave (zuri vendin e katërt pas Yeltsin, Zyuganov dhe Lebed).

Në vitin 1999 doli për fajësimin (impeachment) e Presidentit të Federatës Ruse Boris Yeltsin.

Në vitin 2000 në zgjedhjet presidenciale fitoi 5.8% të votave (zuri vendin e tretë pas Putin dhe Zyuganov).

Në qershor të vitit 2008 Grigory Javlinski dha dorëheqjen nga posti i Kryetarit të Partisë “Jablloko” (“Yabloko”) dhe iu përkushtua punës së pedagogut në Shkollën e Lartë Ekonomike.

Në shtator të vitit 2011 Grigory Javlinski kryesoi listën zgjedhore të Partisë “Jablloko” (“Yabloko”) në zgjedhjet për Dumën Shtetërore të 4 dhjetorit të vitit 2011.

Ai është i martuar. Ka dy djem, të cilët aktualisht jetojnë në Londër. Përveç rusishtes zotëron në mënyrë perfekte anglishten dhe gjuhën ukrainase.

Përfaqësimi në Internet:

Website - http://www.yavlinsky.ru/

Në rrjetin social “Vkontakte” - http://vkontakte.ru/yavlinsky.yabloko

Në rrjetin social Twitter - http://twitter.com/#!/gr_yavlinsky

Blog në Live Journal - http://gr-yavlinsky.livejournal.com/

http://www.yabloko.ru/Persons/YAVL/