Ka lindur më 18 gusht të vitit 1959 në Leningrad. Në vitin 1981 u diplomua në Institutin e Inxhinierëve të Transportit Hekurudhor të Leningradit.

Ka punuar si përgjegjës reparti në hekurudhën Oktiabrskaja.

Nga viti 1984 e deri në vitin 1990 ka shërbyer si oficer në ushtrinë e Rusisë, ka qenë bashkëpunëtor i shtypit të ushtrisë.

Pasi u lirua nga ushtria në vitin 1990 u bë Drejtues i qendrës së shtypit të Lengorsovet (Këshillit qytetor të Leningradit), kurse më pas Kryetar i Komitetit për Shtyp dhe Mass Media të Bashkisë së Shën Petersburgut. Gjatë kësaj periudhe Komitetin për Marrëdhëniet e Jashtme të Bashkisë së qytetit e pat kryesuar Vladimir Putin. Pas disfatës së Kryetarit të Bashkisë të Shën Petersburgut Anatoli Sobçak në zgjedhjet e guvernatorit në vitin 1996 Dimitri Mezentsev u zhvendos në Moskë.

Në nëntor të vitit 1999 u bë President i Qendrës për Studime Strategjike, që siguroi fushatën zgjedhore të Presidentit Vladimir Putin në vitin 2000.

Më 16 janar të vitit 2002 u emërua si përfaqësues i Administratës së qarkut Irkutsk në Këshillin e Federatës. Në janar të vitit 2004 u bë Nënkryetar i Këshillit të Federatës për politikën e informacionit dhe çështjet ekonomike. Më 28 maj të vitit 2009 kandidatura e Dimitri Mezentsev u propozua nga Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev për postin e guvernatorit të qarkut Irkutsk.

Më 14 dhjetor të vitit 2011 bashkimet profesionale (sindikata) të punonjësve të hekurudhës Lindore-Siberiane (rus. Восточно-Сибирская железная дорога) në mbledhjen e kolektivit punonjës propozuan ngritjen e grupit të iniciativës për emërimin e Dimitri Mezentsev si kandidat presidencial të Rusisë.

Gjerësisht i njohur ai u bë në verë të këtij viti në lidhje me skandalin që plasi në aeroportin e Irkutskut. Më 8 qershor, duke qenë me vonesë për të kapur avionin e linjës së rregullt SU748 të kompanisë “Aeroflot” që duhej të kryente fluturimin sipas itinerarit Irkutsk-Moskë, ai dha urdhër për të ndaluar fluturimin e tij. Si rezultat fluturimi u shty për një orë. Më 27 qershor të vitit 2011 Zyra e Prokurorisë e pranoi vonesën në fluturim të paligjshme. Vetë Dimitri Mezentsev e shpjegoi incidentin në këtë mënyrë: u vonua në mbledhjen e asamblesë legjislative të rajonit dhe si rrjedhojë, po të humbte avionin, nuk do të vinte dot në kohë në mbledhjen e Presidiumit të Këshillit Shtetëror. Mezentsev u kërkoi personalisht ndjesë pasagjerëve të atij fluturimi ogurzi për vonesën.

Ai është i martuar. Ka një vajzë dhe një nip.

Është dekoruar me Urdhërin “Për merita përpara Atdheut”, ai është mbajtës i dekoratës Oficer i Legjionit të Nderit (Francë) si dhe disa çmimeve e dekoratave të tjera.

E-mail i Dimitri Mezentsev: mail@govirk.ru

Site i Guvernatorit të qarkut Irkutsk:

http://www.irkobl.ru/government/governor/

Blog: http://irkobl.ru/

Llogaria (account): http://gull-1722.livejournal.com/138059.html