0Mikhail Prokhorov ka lindur më 3 maj të vitit 1965 në Moskë. Pas përfundimit të shkollës së mesme vazhdoi studimet e larta në Institutin Financiar të Moskës, të cilin e mbaroi me diplomë “shkëlqyeshëm”. Pasi mbaroi vitin e parë të Institutit shërbeu 2 vjet në radhët e ushtrisë Sovjetike.

Në vitin 1986 i vazhdoi studimet, ka punuar mjaft aktivisht në organizatën studentore “Komsomol” (Lidhja Komuniste e të Rinjve). Në vitin 1988 Mikhail Prokhorov u bë anëtar i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik (KPSS).

Në periudhën e viteve 1989-1992 ka zënë postin e Drejtorit administrator të Bankës Ndërkombëtare të Bashkëpunimit Ekonomik, ka qenë anëtar i Bordit të Drejtorëve të Kompanisë së Minierave dhe Metalurgjisë “Norilski Nikel”.

Që nga vitit 1992-2001 ka qenë president në banka të ndryshme, ndër të tjera, në “Kompania Financiare Ndërkombëtare”, ONEKSIM-Bank, “ROSBANK”.

Nga viti 2001-2007 ka zënë postin e Drejtorit të përgjithshëm dhe Kryetarit të Bordit të Kompanisë së Minierave dhe Metalurgjisë “Norilski Nikel”. Në momentet aktuale është anëtar i Bordit të Drejtorëve të Kompanisë së Minierave dhe Metalurgjisë “Norilski Nikel”. Që nga viti 2010 - bërë pronar i paketës kontrolluese të aksioneve të Klubit të basketbollit “New Jersey”.

Në janar të vitit 2010 Mikhail Prokhorov deklaroi se planifikon të fillojë mbi një bazë principialisht të re prodhimin e automobilit urban me shfrytëzimin e teknologjive më të përparuara. Në prill shpalli synimin e vet për krijimin e kompanisë “Automobili urban” me qëllim të fillimit të prodhimit të automjetit kompakt hibrid për përdorim urban. Në nëntor u bë publik emri i tij: jo-mobil (rusisht - ë-мобил). 10.000 automobilat e parë hibridë të tipit jo-mobil me kosto rreth 10 mijë $ planifikohet të prodhohen në tremujorin e katërt të vitit 2012.

Në vitin 2004 Prokhorov themeloi Fondin e Bamirësisë “Mikhail Prokhorov”, bashkë-themeluese dhe drejtore e të cilit është motra e tij Irina Prokhorova. Fondi ofron mbështetje për iniciativat kulturore, arsimore dhe shkencore.

Më 25 qershor të vitit 2011 Mikhail Prokhorov hyri në Partinë “Kauza e Drejtë” dhe u zgjodh në postin e Kreut të saj për 4 vjet. Më 15 shtator po të vitit 2011 në Kongresin e Partisë u shkarkua nga posti i kryetarit të partisë dhe doli prej saj.

Mikhail Prokhorov u largua nga partia “pas skandalit publik dhe akuzave në adresë të Kremlinit”. Më 12 dhjetor të vitit 2011 Prokhorov deklaroi mbi dëshirën e vet për të kandiduar për presidencën e Rusisë. Ai e quajti këtë qëllim “ndoshta, vendimin më të rëndësishëm, më serioz të jetës së vet”. Mikhail Prokhorov deklaroi gjithashtu mbi synimin e tij për të krijuar një parti të re të “projektuar për perspektivë afatgjatë”, ndërtimin e së cilës ai dëshiron ta fillojë “nga themelet”.

0Mikhail Prokhorov bën një jetë mjaft aktive, merret me kickboxing, me atletikë të lehtë dhe ski malore. Është i pamartuar.