Pensionistja nga Rostovi mbi Don fitoi në llotarinë shtetërore (Goslloto) 418.000 $. Një shumë të tillë i solli asaj Llotaria që u zhvillua që më 12 dhjetor. Siç tregoi fituesja 56-vjeçare, ajo vendosi të marrë pjesë në llotari pikërisht më 12 dhjetor, meqenëse e konsideron këtë ditë si ditëlindjen e vet të dytë. Në vitin 2010 ajo së bashku me të shoqin bënë një aksident me makinë dhe shpëtuan për mrekulli.

0Tani pensionistja dhe familja e saj planifikojnë ta shpenzojnë një pjesë të këtij fitimi për bamirësi, kurse pjesën tjetër për blerjen e një automobili të ri.