Ekuipazhi i Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN) do të kalojë nëpër 16 breza kohorë ku tashmë e kanë pritur Vitin e Ri, ndërsa ardhjen e Vitit të Ri në Moskë kozmonautët dhe astronautët do ta festojnë kur të jenë duke fluturuar mbi Oqeanin Paqësor, njoftoi të premten Qendra Ruse e Drejtimit të Fluturimeve.

0Në momentet aktuale në SKN janë në dezhurn kozmonautët e Agjencisë Federale Kozmike të Rusisë Oleg Kononenko, Anton Shkaplerov dhe Anatoli Ivanishin, astronautët e NASA-s Daniel Burbank, Donald Pettit si dhe astronauti i Agjencisë Hapësinore Evropiane Andre Kaupers.