Shkarko audiofailin
Në vigjilje të Vitit të Ri përfaqësuesit e Komisionit Evropian dhe politikanët gjermanë po shkëmbejnë akuza të ndërsjellta dhe bile kërcënime, duhet thënë. Më 27 dhjetor mbaroi afati kur Gjermania, në përputhje me Direktivën e BE-së,  duhej të siguronte përforcimin në legjislacionin kombëtar të normës që rregullon ruajtjen e të dhënave të telekomunikacionit të banorëve të vendit. Në veçanti - thirrjet telefonike dhe lidhjet e tyre në Internet.

Por mendimet e politikanëve gjermanë u ndanë. Dhe tani, siç njoftojnë mass mediat gjermane, Berlinin e kërcënon përballja me Gjykatën Evropiane.

Direktiva për mbledhjen dhe ruajtjen e informacionit në lidhje me thirrjet telefonike dhe lidhjet e Internetit vjen nga Komisioni Evropian. Domethënë, pikërisht nga ajo instancë, e cilat nuk lodhet së mbrojturi, të paktën verbalisht, standartet evropiane mbi të drejtat dhe liritë e njeriut.

Berlini, me gojën e Ministres së vet të Drejtësisë Sabine Leutheusser-Schnarrenberger, doli në mënyrë kategorike kundër mbledhjes së të dhënave të të gjithëve banorëve pa përjashtim dhe arkivimit të tyre të mëtejshëm. Sipas fjalëve të saj, të dhëna të tilla duhet të ruhen vetëm në qoftë se ekzistojnë dyshime konkrete për kryerje të krimeve të rënda. Në Komisionin Evropian, të cilin e mbështesin sigurisht përfaqësuesit e shërbimeve speciale, si dhe politikanët nga kampi i CDU/CSU, mendojnë se një qasje e tillë do të ndihmojë për të luftuar në mënyrë më efektive terrorizmin. Duke u referuar gjatë kësaj tek historia me terroristin norvegjez Breivik. Në lidhje me këtë kolegia e Ministres gjermane në partinë e “demokratëve të lirë” Gisela Piltz parashtron pikëpamjen e vet:

- Kur sjell ndërmend atë akt të tmerrshëm terrorist në Norvegji, mendoj se do të jetë më mirë në qoftë se ne nuk do të kërkojmë për dikë kompetenca të reja në vazhdimësi. Duhet të peshohet shumë saktësisht - nëse na duhen ne vallë ligje suplementare, mos do të kufizojnë ato lirinë tonë, nëse japin ndonjë garanci reale sigurie. Nga ne pritet një qëndrim i peshuar mirë gjatë miratimit të ligjeve të caktuara dhe jo rropatje e nxitim sa për sy e faqe.

Këto ditë mediat gjermane kujtojnë skandalin që plasi në tetor, kur u zbulua praktika ilegale e shërbimeve speciale gjermane për shfrytëzimin e virusit kompjuterik - të ashtuquajturit “Bundestroyan” - për përgjimin, survejimin e paligjshëm të qytetarëve të vendit. Dhe jo vetëm atyre që ndodhen nën dyshim. Edhe diçka tjetër. Sipas Internet-botimit brukselian “EurActiv”, 17 institute shkencore nga 11 vende të BE-së po merren me përpunimin e programit INDECT, të cilin duhet ta përfundojnë deri në vitin 2013. Qëllimi i projektit: në bazë të rregullt të lexohen të dhënat nga kompjuterat personalë (PC), faqet e Internetit dhe bile kamerat e vëzhgimit të jashtëm (CCTV camera), domethënë të zbatohet survejimi total ndaj gjithë qytetarëve evropianë.

Oleg Severgin