Kuajve më elegantë të racës së lashtë Akhal Teke i është përkushtuar monedha përkujtimore prej argjendi, e cila u lëshua në qarkullim sot në Bjellorusi.

Kjo monedhë është disi e pazakontë: së pari, ajo ka formë drejtëkëndëshe, dhe së dyti, hap një seri të re “Kuajt”.

0Monedha është prerë në Gjermani me një tirazh prej 6000 copë. Vlera e saj është e barabartë me 20 rubla bjelloruse (afërsisht 0.08 të rublës ruse), përmasat e saj janë 3.5 X 4 cm, pesha - 31.1 gram. Në faqen e përparme të saj janë pasqyruar disa kuaj mjaft ekspresivë në galop, kurse në anën e prapme - një Akhal Teke i mrekullueshëm në sfondin e ornamenteve greke dhe kolonave antike.