Për nevojat e Forcave Ushtarake Ajrore ruse planifikohet të modernizohen më shumë se 60 avionë gjuajtës-interceptues MiG-31, njoftoi të premten Përfaqësuesi i Ministrisë së Mbrojtjes në Forcat Ajrore ruse koloneli Vladimir Drik.

Ai saktësoi se ky lloj aeroplani do të pajiset me një sistem të ri drejtimi të armatimeve, i cili destinohet për rritjen e diapazonit të pikasjes së objektivit deri në 320 kilometra dhe largësisë së forcës goditëse deri në 280 kilometra.

Në të njëjtën kohë MiG-31BM do të jetë i aftë të ndjekë, të kontrollojë njëkohësisht deri në 10 objektiva ajrore, 6 prej të cilave mund ti godasë në të njëjtën kohë.

0Qëllimi kryesor i projektimit të gjuajtësit-interceptues MiG-31 është asgjësimi i avionëve dhe raketave kruz në rajonet kufitare dhe të brendshme të vendit.